Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni

Një copë tjetër e një rakete të SpaceX raportohet të jetë gjetur në një zonë malore në Poloni, vetëm pak ditë pasi rezervuari i saj ra në oborrin e një shtëpie. Policia dhe zjarrfikësit u telefonuan në provincën perëndimore Wielkopolskie, pas raportimeve për një objekt të paidentifikuar që kishte rënë në një zonë malore. Pas [...]Read More...

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni

Një copë tjetër e një rakete të SpaceX raportohet të jetë gjetur në një zonë malore në Poloni, vetëm pak ditë pasi rezervuari i saj ra në oborrin e një shtëpie.

Policia dhe zjarrfikësit u telefonuan në provincën perëndimore Wielkopolskie, pas raportimeve për një objekt të paidentifikuar që kishte rënë në një zonë malore.

Pas hetimet dhe largimit të copës, zëdhënësi i zjarrfikësve njoftoi se me gjasë ishte rrënojë e një prej raketave të Elon Musk. Dyshohet të jetë copëza e katër që është gjetur në rajone të ndryshme ditëve të fundit.

Raketa Falcon 9 është lansuar nga baza ajrore Vandenberg në Kaliforni në fillim të këtij muaji, me qëllim që të vendosë satelitët e Starlink në nivelin e ulët të orbitës.

Pothuajse tri javë pas lansimit, copëza të raketës filluan të bien në atmosferën e Tokës – pothuajse direkt në qendër të Polonisë.