“Me Laertin një herë kam pirë kafe”, “Me Laeartin jam takuar dy herë”, “Kemi punuar një muaj bashkë” – produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme

Produksioni i “Big Brother VIP Albania” ka reaguar pas deklaratave të ndryshme të banores Rozana Radi në lidhje me njohjen e saj me aktorin Laert Vasili. Gjatë spektaklit, produksioni transmetoi një klip ku këngëtarja dhe aktorja shihej duke dhënë tri versione të ndryshme për marrëdhënien e saj me Laertin: “Me Laertin një herë kam pirë […]

“Me Laertin një herë kam pirë kafe”, “Me Laeartin jam takuar dy herë”, “Kemi punuar një muaj bashkë” – produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme

Produksioni i “Big Brother VIP Albania” ka reaguar pas deklaratave të ndryshme të banores Rozana Radi në lidhje me njohjen e saj me aktorin Laert Vasili.

Gjatë spektaklit, produksioni transmetoi një klip ku këngëtarja dhe aktorja shihej duke dhënë tri versione të ndryshme për marrëdhënien e saj me Laertin: “Me Laertin një herë kam pirë kafe”, “Unë me Laert Vasilin jam takuar dy herë”, “Me Laertin kemi punuar një muaj bashkë çdo të shtunë”.

Ky ndryshim në deklaratat e saj ka ngritur dyshime mes banorëve të tjerë, të cilët mendojnë se dyshja mund të njihen shumë më mirë nga jashtë, por po luajnë një strategji brenda shtëpisë, duke u shtirur sikur nuk kanë njohje të mëparshme.

Publiku gjithashtu ka vënë re këtë kontradiktë, dhe në rrjetet sociale ka pasur shumë reagime mbi qëndrimin e Rozanës.

Produksioni vendosi të ndërhyjë për të qartësuar situatën, duke demantuar indirekt pretendimet e saj dhe duke e lënë banoren përballë pyetjeve të publikut dhe bashkëlojtarëve.

Pritet të shihet në vijim nëse Rozana do të sqarojë përfundimisht të vërtetën mbi raportin e saj me Laertin apo nëse situata do të vijojë të mbetet një nga misteret e kësaj edicioni të “Big Brother VIP Albania”.