Ajo nuk e meritonte atë vuajtje që përjetoi nga ish-bashkëshorti

Ajo nuk e meritonte atë vuajtje që përjetoi nga ish-bashkëshorti

Të dielën janë bërë 2 muaj që Xhuana jonë u nda tragjikisht nga jeta dhe ende nuk është bërë drejtësi. Autori dhe bashkëpunëtorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje janë ende të lirë, ndërsa ne si familje me dhimbje e plage te hapur vazhdojmë të kërkojmë përgjigje nga institucionet përkatëse. Kjo ngjarje nuk mund të trajtohet si një rast i zakonshëm. Xhuana gjatë muajve të marteses u përball me mos respekt nga ish vjehrra, me një dhunë psikologjike të vazhueshme. Debate te forta, dhune psikologjike e presion nga ish bashkëshorti, neglizhencë duke e lënë vetëm oreve të vona në shtepi e fillimi i vesit të tij ndaj bixhozit në Tiranë. Nga ky ambjent toksik në shtëpin e ish bashkeshortit, u divorcuan mbas 3 muajsh martese.

Me mbështetjen e familjes së saj  Xhuana mori një hap duke u fokusuar te puna në profesion. Por ish bashkëshorti i Xhuanës, Eraldo Fizi, e dhunoi dhe e çoi drejt vetvrasjes. Kjo ka qënë një goditje shum e madhe si për Xhuanën ashtu edhe për ne si familjarë.

Xhuana eshte rritur ne nje ambjent familjar te mbushur me shum dashuri, harmoni, mirkuptim. Ka ekzistuar gjithmon respekti ne familje.

Nuk è ka njohur kurr se çfare eshte dhuna as psikologjike e aq me teper ajo fizike. Dy prinderit nuk kan reshtur kurr se sakrifikuari saqe edhe veten e tyre e kan privuar ne shum gjera. Xhuana me master e kualifikim ne pune e saj ,,,, do ishte sot pjese e kolektivit te noteris,,,, kishte endrra qe donte ti realizonte ato.

Keto endrra iu shkaterruan nga ky njeri i pashpirtë.

Ky krim vazhdon të jetë i mbushur me enigma dhe pikëpyetje të rënda. Nëse Policia e Shtetit ka vërtet vullnet për ta zbardhur këtë ngjarje, duhet të rinisë hetimet seriozisht, të marrë sërish në pyetje personat që kanë dijeni apo dyshohet se janë të përfshirë, si dhe të verifikojë çdo veprim të kryer nga Komisariati Nr. 2,  ai nuk është El Chapo që qenka kaq i vështirë të arrestohet, nëse Policia e Shtetit angazhohet e gjitha për ta arrestuar ai do të kapet shumë shpejt, kërkimet nuk duhet të bëhen vetëm në Lezhë. Nuk mjafton qe autori të kërkohet vetëm brenda Shqiperisë. Ai duhet të shpallet ne kërkim ndërkombëtar dhe të ndiqet kudo që mund të fshihet.

Ndërkohë, ne si familja e Xhuanës vazhdojmë të endemi dyerve të policisë dhe prokurorisë pa marrë asnjë informacion të qartë. Po përballemi çdo ditë me dhimbjen e humbjes e motrës sonë dhe me heshtjen e institucioneve që duhet të japin drejtësi. Është e pafalshme që pas dy muajsh ende nuk ka përgjegjësi,  ende nuk ka arrestime. Ne si familje bejmë lutje që kjo çështje të mos lihet në harrrsë e kërkojmë vetëm një gjë, të dalë e vërteta dhe autori i ketij krimi të vihen para drejtësisë.

Nese ky fenomen trajtohet si diçka që ka ndodhur edhe pritet te ndodhe sërisht, ateherë ketu kemi nje deshtim institucional të mbrojtjes se drejtes së femrës.

Lind pyetja!

“Sa femra duhet te vriten që ky rast te trajtohet seriozisht? “


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.