Mes kërcënimeve të Trump për tarifat, Macron dhe Scholz takohen në Paris

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz u takuan të mërkurën në Paris për të diskutuar çështjet ekonomike dhe luftën në Ukrainë, ndërsa Evropa përpiqet t’i përgjigjet me një zë kërcënimeve për tarifa nga presidenti amerikan Donald Trump. Trump, i cili gjithashtu ka kërcënuar Kanadanë, Meksikën dhe Kinën me detyrime të rënda, tha [...]Read More...

Mes kërcënimeve të Trump për tarifat, Macron dhe Scholz takohen në Paris

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz u takuan të mërkurën në Paris për të diskutuar çështjet ekonomike dhe luftën në Ukrainë, ndërsa Evropa përpiqet t’i përgjigjet me një zë kërcënimeve për tarifa nga presidenti amerikan Donald Trump.

Trump, i cili gjithashtu ka kërcënuar Kanadanë, Meksikën dhe Kinën me detyrime të rënda, tha të martën se Evropa kishte teprica tregtare shqetësuese me Shtetet e Bashkuara.

“Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq për ne”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të martën. “Kështu që ata do të jenë të interesuar për tarifat. Është e vetmja mënyrë … ju do të keni drejtësi.”

Shumë vende të BE-së kanë ekonomi të orientuara nga eksporti. Duke u përballur tashmë me kosto më të larta të energjisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe një ngadalësimi të tregtisë me Kinën, ata nuk e shijojnë idenë e një fronti të ri me SHBA-në. Por ka pak konsensus në BE se si do të jetë përgjigjia.

“As Evropa dhe as SHBA nuk kanë interes në një luftë tregtare në përshkallëzim,” u tha gazetarëve zëdhënësja e qeverisë franceze Sophie Primas.

“Ne kemi hyrë në një fazë të re të negociatave me SHBA-në. Marrëdhëniet me Presidentin Trump janë transaksionale. Ne duhet të jemi po aq të vendosur sa SHBA-ja, duhet të tregojmë forcën tonë.”/abcnews.al