Pas mesnate, nafta dhe benzina në Maqedoni do të shiten me çmime dukshëm më të lira!

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur uljen e çmimeve të derivateve të naftës, me vendim që hyn në fuqi nga ora 00:01 e 11 gushtit 2026, përcjell TV21.
Ndryshimet janë:
-Benzina Eurosuper 95: ulet për 4 denarë/litër → 87 denarë/litër
-Benzina Eurosuper 98: ulet për 4 denarë/litër → 89 denarë/litër
-Nafta Eurodizel: ulet për 8 denarë/litër → 91,50 denarë/litër
–Vaj ekstra i lehtë EL-1: ulet për 6 denarë/litër → 92,50 denarë/litër
–Mazut M-1 NS: ulet për 2,881 denarë/kg → 43,538 denarë/kg
Sipas Komisionit, çmimet e derivateve ulen mesatarisht me 5,81%, si rezultat i rënies së çmimeve referente në tregun botëror dhe ndryshimit të kursit të dollarit.
The post Pas mesnate, nafta dhe benzina në Maqedoni do të shiten me çmime dukshëm më të lira! appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



