Në nderim të dëshmorit Visar Sinani

Arsim Sinani
Përpjekjet për liri janë ideale që na bëjnë të mos gabojmë në jetë — ato shërbejnë si kompas moral dhe udhërrëfyes për secilin prej nesh.
Sot e përkujtoj me mall, veprën dhe sakrificën sublime të heroit të kombit, Visar Sinani.
I rritur me frymën e lartë patriotike dhe edukimin e palëkundur të prindërve babait Ramadan Sinani dhe nënës Shpresa Sinani, Visari trashëgoi me dinjitet traditën e pashlyeshme të atdhedashurisë. Prindërit e rritën me mund e me krenari një bir trim, i cili nuk hezitoi t’i përgjigjej thirrjes së lirisë.
Sakrifica e Visarit mbetet e gdhendur në historinë tonë kombëtare, ashtu siç mbetet shembullore edhe qëndresa e prindërve nanës Shpresë, e cila mban mbi supe dhimbjen e madhe, por edhe krenarinë e pafundme të të qenit prind dëshmori.
Ata që bien për atdhe nuk vdesin kurrë, por bëhen pishtarë lirie për brezat që vijnë!
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Visar Sinanit!
Nderim e respekt i pafundëm për prindërit e mi, Ramadan e Shpresa, dhe të gjithë familjen Sinani!
Kjo javë gjithmonë ma kujton vëllaun tim të vogël Visarin, që cilin nuk e harroj kurrë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



