“Dilni nga shtëpitë, bashkohuni!” – Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon edhe sot në Prishtinë

Sot në Prishtinë për të katërtën ditë do të protestohet për të kërkuar drejtësi për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste për të kërkuar llogari nga institucionet.
“Të shtunën në orën 17:00 mblidhemi prapë për ta vazhduar luftën tonë për drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara. Nesër, pasnesër e çdo ditë që vijon do t´i mbushim rrugët dhe sheshet e do t´i bllokojmë institucionet deri kur çdo kërkesë e jona të plotësohet. Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të jap llogari”.
Protesta do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar pastaj së bashku drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.
“Dilni nga shtëpitë e bashkohuni”.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



