Meta: Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze që e kanë mendjen te vathët e çantat e shtrenjta 

Welcome to Kosova Today

 Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka organizuar sot takimin për “fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave”.  Gjatë fjalës së tij Ilir Meta tha se preferon dhe pëlqen që në politikë të ketë gjithmonë gra me karakter burri dhe jo gra “skemaxhije”, “me taka të larta, e çanta të shtrenjta”.  “Njoh gra që kemi […]

Meta: Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze që e kanë mendjen te vathët e çantat e shtrenjta 

 Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka organizuar sot takimin për “fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave”. 

Gjatë fjalës së tij Ilir Meta tha se preferon dhe pëlqen që në politikë të ketë gjithmonë gra me karakter burri dhe jo gra “skemaxhije”, “me taka të larta, e çanta të shtrenjta”. 

“Njoh gra që kemi bërë ministre, kemi bërë deputete e thonë ca ka bërë Ilir Meta për mua e duhej të kishte bërë më shumë. Gratë do të jenë prioriteti i parë i Ilir Metës. Jo vetëm që do të jenë në strukturat tona. Nëse unë zgjidhem president i PL-së zv/presidentja Erisa Xhixho. Shumica do të jenë gra, por gra burra si Theçer, jo skemaxhie, gra që luftojnë për gratë. Të zonja që përmirësohen çdo ditë. Kam parë gra që vrapojnë në mënyrë të jashtëzakonshme, si Valbona Basha, që jo vetëm bën punët e saj e kurrë s’kërkoi favor nga partia”-tha Meta. 

Sisteme Online Programime
Programing Online