Kosova drejt anëtarësimit në KiE, reagon ministri i Jashtëm Hasani: Moment historik!

Welcome to Kosova Today

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi draft-rezoultën për anëtarësimin e Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani shprehet se ky është një moment historik për shtetin e Kosovës. Ai thekson gjithashtu se kjo është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj […]

Kosova drejt anëtarësimit në KiE, reagon ministri i Jashtëm Hasani: Moment historik!

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi draft-rezoultën për anëtarësimin e Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani shprehet se ky është një moment historik për shtetin e Kosovës.

Ai thekson gjithashtu se kjo është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane.

Reagimi i plotë i ministrit Hasani:

“Një tjetër moment historik për Kosovën

Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj.

Është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.

Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane.

Hapi tjetër: Komiteti i Ministrave”, thuhet në postim.