Milan pritet të transferojë pasuesin e Leaos për 80 milionë euro

Welcome to Kosova Today

Milan ka gjetur pasardhësin e Leaos. Pas konfirmimit se Mbappe do të largohet nga PSG, Rafael Leao ka përfunduar në orbitën e Parisienëve, të cilët e kanë vendosur sulmuesin si objektivin e tyre kryesor për merkaton e verës. Ky i fundit ka një klauzolë (e vlefshme deri më 15 korrik) largimi prej 175 milionë eurosh, […]

Milan pritet të transferojë pasuesin e Leaos për 80 milionë euro

Milan ka gjetur pasardhësin e Leaos.

Pas konfirmimit se Mbappe do të largohet nga PSG, Rafael Leao ka përfunduar në orbitën e Parisienëve, të cilët e kanë vendosur sulmuesin si objektivin e tyre kryesor për merkaton e verës.

Ky i fundit ka një klauzolë (e vlefshme deri më 15 korrik) largimi prej 175 milionë eurosh, por klubi mund ta ulë çmimin deri në 140-150.

Sigurisht, portugezi ka një ndikim madhor te “Djalli” dhe do të zëvendësohet në mënyrën e duhur.

Një nga emrat që ka përfunduar së fundmi në orbitën e Rosonerëve është sulmuesi i Liverpoolit, Luis Diaz.

Diaz ka realizuar 11 gola dhe 5 asistime në 38 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa për kartonin e tij Milan do të duhet të paguaj 80 milionë euro.