Ministri i Jashtëm serb bojkoton foton familjare në Tiranë, shkak prania e ministres së Kosovës

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues të Bashkimit Europian janë mbledhur paraditen e sotme në Tiranë. Ky takim vjen në kuadër të Ministerialit të ministrave të Jashtëm për Procesin e Berlinit. Pas takimit ministrat janë mbledhur për një foto familjarë, ashtu si dhe tradita e do pas çdo mbledhje zyrtare, mirëpo ajo […] The post Ministri i Jashtëm serb bojkoton foton familjare në Tiranë, shkak prania e ministres së Kosovës appeared first on Newsbomb Albania.

Ministri i Jashtëm serb bojkoton foton familjare në Tiranë, shkak prania e ministres së Kosovës

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues të Bashkimit Europian janë mbledhur paraditen e sotme në Tiranë. Ky takim vjen në kuadër të Ministerialit të ministrave të Jashtëm për Procesin e Berlinit.

Pas takimit ministrat janë mbledhur për një foto familjarë, ashtu si dhe tradita e do pas çdo mbledhje zyrtare, mirëpo ajo që vihet re në këtë foto është mungesa e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Dacic.

Ministri serb ka preferuar që të mos dalë në këtë foto familjare, pasi e pranishme ka qenë ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Foto familjare e ministrave te Jashtem dhe perfaqesuesve te BE
Foto familjare e ministrave te Jashtem dhe perfaqesuesve te BE

Kujtojmë se marrëdhëniet mes dy vendeve, Kosovë-Serbi janë mjaft të tensionuara. Ngjarja e ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës, në Banjskë, ku kriminelët serbë vranë efektivin e Policisë, Afrim Bunjaku, ka sjellë më pas një përplasje diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se në takimin e sotëm morën pjesë: Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.

LEXO EDHE: Ministrja e Jashtme gjermane për herë të parë në Tiranë, flet për mediat shqiptare

 

 

 

 

The post Ministri i Jashtëm serb bojkoton foton familjare në Tiranë, shkak prania e ministres së Kosovës appeared first on Newsbomb Albania.