Tetori rozë, ministrja e Shëndetësisë thirrje grave dhe vajzave: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në të gjithë vendin
Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u është drejtuar me një videomesazh të gjitha grave dhe vajzave. Në këtë videomesazh Koçiu thekson përpjekjet dhe angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në betejën e vazhdueshme kundër kancerit të gjirit, sëmundjes më të […] The post Tetori rozë, ministrja e Shëndetësisë thirrje grave dhe vajzave: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në të gjithë vendin appeared first on Newsbomb Albania.

Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u është drejtuar me një videomesazh të gjitha grave dhe vajzave.
Në këtë videomesazh Koçiu thekson përpjekjet dhe angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në betejën e vazhdueshme kundër kancerit të gjirit, sëmundjes më të përhapur tumorale tek gratë.
Ajo thotë se shtrirja e mbulimit me mamografi falas në te gjithë vendin si dhe zgjerimi i reparteve onkologjike në spitalet rajonale, kanë bërë që vit pas viti të rritet numri i diagnostikimeve të hershme, si dhe të ulet numri i fataliteteve.
Duke i ftuar të gjitha gratë dhe vajzat që të bashkëpunojnë me strukturat e shëndetësisë, ministrja nënvizon se diagnostikimi i hershëm mbetet kura më efikase dhe se mamografitë shpëtojnë jetë.
Gjithashtu gjatë fjalës së saj ajo i bëri thirrje që të gjithë gratë dhe vajzat të përfitojnë nga programi i mamografisë falas, të ofruar në të gjithë Shqipërinë, duke rezervuar takim për kontroll çdo ditë të vitit.
“Le të luftojmë së bashku tumorin e gjirit. Falë armëve dhe mjekëve tanë, kjo është një betejë që shumë nëna dhe gra po e fitojnë me sukses. Bashkojuni programit kombëtar të ndërgjegjësimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Duaje veten! Kontrollohu në kohë!” tha ndër të tjera gjatë fjalës së saj ministrja.
The post Tetori rozë, ministrja e Shëndetësisë thirrje grave dhe vajzave: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në të gjithë vendin appeared first on Newsbomb Albania.