Ministri Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë
Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme në një konferencë për media sot ka deklaruar se sulmi terrorist i Serbisë sot një javë kishte qëllim aneksimin e veriut. Sveçla thotë se janë vërtetuar përgaditjët për sulm që u bënë në Serbi përmes pamjeve të siguruara nga dronët e grupit terrorist. “Sot do të shohim në […]


Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme në një konferencë për media sot ka deklaruar se sulmi terrorist i Serbisë sot një javë kishte qëllim aneksimin e veriut.
Sveçla thotë se janë vërtetuar përgaditjët për sulm që u bënë në Serbi përmes pamjeve të siguruara nga dronët e grupit terrorist.
“Sot do të shohim në detaje me pamje jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë por edhe përgatitjet e këtij grupi në qendrat e trajnimit të Serbisë. Vuçiqi është munduar ta fshehë faktin se Serbia është angazhuar në organizimin e këtij sulmi”, tha ministri Sveçla.