Ministria e Drejtësisë shpreh shqetësim për rastin e Iva Mihajlovës: Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë

Ministria e Drejtësisë shpreh shqetësim lidhur me rastin e Iva Mihailovës dhe pritjen e saj në nivel të lartë në Sofje, në një kohë kur ndaj saj është në fuqi një ndalesë gjyqësore.
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, thekson se sundimi i ligjit nënkupton barazi para ligjit, respektim të vendimeve gjyqësore dhe zbatim të njëtrajtshëm të procedurave ligjore, pa dallim të përkatësisë kombëtare apo shtetësisë.
Sipas Ministrisë, si dy shtete fqinje të përkushtuara ndaj perspektivës evropiane, Maqedonia dhe Bullgaria duhet t’i ndërtojnë marrëdhëniet mbi besimin e ndërsjellë, respektin dhe bashkëpunimin juridik efikas, duke garantuar respektimin e detyrimeve ligjore dhe pavarësinë e procedurave gjyqësore.
Ministria e Drejtësisë vë në pah rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit institucional, në mënyrë që çështjet e hapura të sqarohen mbi bazën e fakteve, legjislacionit dhe mekanizmave juridikë ndërkombëtarë.
“Vlerat evropiane nuk janë vetëm deklaratë, por detyrim. Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë, pa përjashtime dhe pa selektivitet”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



