Mot me vranësira dhe riga shiu në vikend

Në Kosovë për këtë vikend parashihet të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat do të jenë nga 4 deri në 17 gradë celsius. “E shtunë: Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe me riga shiu. .Temperaturat minimale do të variojnë nga 4°C deri në

Mot me vranësira dhe riga shiu në vikend

Në Kosovë për këtë vikend parashihet të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat do të jenë nga 4 deri në 17 gradë celsius.

“E shtunë: Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe me riga shiu. .Temperaturat minimale do të variojnë nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C. Era do të fryjë nga verilindja  me shpejtësi 1-6m/s”.

“E diel: Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 4°C deri 6°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13°C deri në 16°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi  1-5m/s”, thuhet në njoftim.