Mourinho detyrohet ta bëjë ndryshimin e madh taktik

Real Madridi pritet të bëjë një ndryshim të madh taktik në debutimin e sezonit të ri në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.
Sipas informacioneve të Alberto Pereiros, stafi teknik i klubit po planifikon të përdorë një dyshe të pazakontë në mesfushë, me Trent Alexander-Arnold dhe Fede Valverden që pritet të luajnë si pivot i dyfishtë.
Ky variant taktik vjen si një zgjidhje emergjente për shkak të mungesave që Reali ka në atë repart.
Ideja është që Alexander-Arnold të zhvendoset në një pozicion më të centralizuar, ku mund të shfrytëzojë vizionin e tij të lojës dhe aftësinë për ta kontrolluar ritmin e ndeshjes nga një pozicion më i thellë.
Në krahun tjetër, Valverde pritet të ketë një rol më të madh në aspektin fizik, duke mbuluar hapësirat dhe duke i dhënë ekuilibër mesfushës së skuadrës madrilene.
Në këtë mënyrë, Real Madridi synon të kompensojë mungesat në mesfushë dhe të gjejë një zgjidhje funksionale për një nga ndeshjet më të rëndësishme të fillimit të sezonit.
Përndryshe, Reali synon ta nisë me fitore aventurën e re nën urdhrat e Jose Mourinhos në Ligën e Kampionëve, si dhe të këndellen nga ajo humbje shokuese nga Betisi në vikendin e kaluar.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



