Mozzik me dedikim për Dafina Zeqirin: Je shembulli më i mirë çka mundet të bëjë një femër
Mozzik dhe Dafina Zeqiri, janë duke ardhur me bashkëpunimin e tyre të parë. Ky projekt i tyre do të lansohet sot në orën 18:00, shkruan lajmi.net. Para lansimit të këtij projekti, ishte Mozzik ai i cili pati një mesazh të gjatë për Dafina Zeqirin. Ai u shpreh se ka punuar me shumë emra të estradës, […]

Mozzik dhe Dafina Zeqiri, janë duke ardhur me bashkëpunimin e tyre të parë.
Ky projekt i tyre do të lansohet sot në orën 18:00, shkruan lajmi.net.
Para lansimit të këtij projekti, ishte Mozzik ai i cili pati një mesazh të gjatë për Dafina Zeqirin.
Ai u shpreh se ka punuar me shumë emra të estradës, por që Dafinën e veçon atë si artisten më të mirë.
“Është njeriu më i mirë që e kam takuar këtë vit. E mos të flas që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë me të. Komplet energji, talent, pa urrejtje, asnjëherë nuk e dëgjova duke folur keq për dikë. Zemrën e mirë, punën e pastër, qëllimin e qartë. E dashur, e respektueshme. Ti je shembulli më i mirë çka mundet me bo një femër.”, ka shkruar Mozzik./Lajmi.net/