Musliu thotë se janë ndriçuar më shumë se 100 rrugë në Prishtinë
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu ka njoftuar se në kryeqytet janë ndriçuar më shumë se 100 rrugë. Ai ka thënë se në këtë javë për herë të parë u ndriçua rruga “Ferid Curri” bashkë me rrugët ndërlidhëse. “Punët fantastike të Drejtorisë së Shërbimeve Publike nuk kanë të ndalur. Javë me plotë projekte […]


Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu ka njoftuar se në kryeqytet janë ndriçuar më shumë se 100 rrugë.
Ai ka thënë se në këtë javë për herë të parë u ndriçua rruga “Ferid Curri” bashkë me rrugët ndërlidhëse.
“Punët fantastike të Drejtorisë së Shërbimeve Publike nuk kanë të ndalur.
Javë me plotë projekte e angazhime, të cilën e përmbyllëm me fillimin e projektit për të ndriçuar për herë të parë rrugën “Ferid Curri”, bashkë me rrugët ndërlidhëse.Për herë të parë, e si asnjëherë tjetër në Kryeqytet janë ndriçuar më tepër se 100 rrugë”, shkroi Musliu në Facebook.