Mustafa i LDK-së: Nesër marrim pjesë në seancë
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka konfirmuar që do të marrin pjesë në seancën konstituive që do të mbahet të shtunën nga ora 12:00. Ai në “Dpt te Fidani”ka thënë se rregullorja e miratuar në Kuvend i obligon të marrin pjesë në seancë. “Në seancë natyrisht se marrim pjesë, sepse rregullorja

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka konfirmuar që do të marrin pjesë në seancën konstituive që do të mbahet të shtunën nga ora 12:00.
Ai në “Dpt te Fidani”ka thënë se rregullorja e miratuar në Kuvend i obligon të marrin pjesë në seancë.
“Në seancë natyrisht se marrim pjesë, sepse rregullorja na obligon…E kemi obligim, këtë obligim natyrisht se e plotësojmë, do të jemi të gjithë nesër aty. Në fillim të seancës duhet themeluark omisioni për verifikim të mandatave, ne kemi propozuar Armend Zemajn, si deputeti me më së shumti mandate, dhe është jurist me profesion. Kur z.Zemaj ka marrë pjesë aty, është ballafaqu edhe me ligjin për Qeverinë që kjo qeveri e ka miratu vetë.
Është një nen aty që thotë se ministri në detyrë, duhet ta lëshojë pozitën e ministrit para se ta marrë detyrën e deputetit. Është thjeshtë një procedurë ligjore” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.
Mustafa ka theksuar se në dokumentin e dorëheqje së shkurtit nuk shkruan vendim, por vetëm njoftim.
“Shumë në rregull t’ia dorëzojnë dorëheqjen z.Glauk Konjufca, nuk është problem adresa, ka mundur edhe sekretariatit, kujtdo në Kuvend. Janë dy probleme, nuk ekziston, ose s’e ka dokumentu z.Kurti dorëheqjet, dokumentert shkruajnë vendim. Ky document, thotë njoftim, pra unë ju njoftoj që diku në një pikë kohore kam dhënë dorëheqje.
Në rregull, paske dhënë, në komision për verifikim të mandatave, para se të betohesh si deputet, dorëzoje atë dorëheqje, që ata të mund ta përcjellin procedurën ligjore” – tha ai.