Ndërron jetë skenaristi i filmit “The King’s Speech”

Welcome to Kosova Today

  David Seidler, i njohur për shkrimin e skenarit të filmit të njohur , “The King’s Speech”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Mediat amerikane shkruajnë se skenaristi britanik ndërroi jetë në Zelandën e Re, por nuk japin arsyet e vdekjes. Skenaristi i lindur në Londër, i cili kishte probleme në të folur, solli në […]

Ndërron jetë skenaristi i filmit “The King’s Speech”

 

David Seidler, i njohur për shkrimin e skenarit të filmit të njohur , “The King’s Speech”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Mediat amerikane shkruajnë se skenaristi britanik ndërroi jetë në Zelandën e Re, por nuk japin arsyet e vdekjes.

Skenaristi i lindur në Londër, i cili kishte probleme në të folur, solli në ekranin e madh historinë e vërtetë se si Mbreti George VI e kapërceu pengesën që kishte vetë David.

Në filmin e vitit 2010 luajti aktori Colin Firth, i cili fitoi çmimin Bafta për aktorin më të mirë dhe më pas çmimin Oscar për portretizimin e mbretit. Me një çmim Oscar u shpërblye edhe skenaristi i cili ja dedikoi çmimin të gjithë atyre që kishin probleme në të folur si ai në mbarë botën.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Seidler shkroi për një sërë projektesh, përfshirë edhe filmat e animuar për fëmijë.

Linku: https://www.screendaily.com/news/the-kings-speech-writer-david-seidler-dies-aged-86/5191690.article

Foto: Freepik.com