Ndëshkohet instruktorja në Ferizaj, kandidatja që po ia mësonte ngasjen u zu me telefon
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar për kundërvajtje në trafik instruktoren e një autoshkolle në Ferizaj, pasi kandidatja të cilës po ia mësonte ngasjen është zënë me telefon në dorë. Në njoftimin e Policisë thuhet se instruktorja është përgjegjësie për veprimet e kandidatit gjatë ushtrimeve. “Gjatë lëvizjes, kandidatja është kapur në flagrancë duke […] The post Ndëshkohet instruktorja në Ferizaj, kandidatja që po ia mësonte ngasjen u zu me telefon appeared first on ATV.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar për kundërvajtje në trafik instruktoren e një autoshkolle në Ferizaj, pasi kandidatja të cilës po ia mësonte ngasjen është zënë me telefon në dorë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se instruktorja është përgjegjësie për veprimet e kandidatit gjatë ushtrimeve.
“Gjatë lëvizjes, kandidatja është kapur në flagrancë duke përdorur telefonin celular, gjë që përbën kundërvajtje sipas Ligjit Nr. 05/L-064 për Rregullat e Trafikut Rrugor, neni 54, paragrafi 2. Për shkak se instruktorja është përgjegjëse për veprimet e kandidatit gjatë ushtrimeve, ndaj saj policia ka shqiptuar gjobë në bazë të Ligjit Nr. 08/L-186, neni 231, paragrafi 9.2, në vlerë prej 200 euro, me 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të mjetit me veprim motorik për tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.
Instruktorja thuhet se ka qenë e evidentuar edhe më parë për kundërvajtjen e përdorimit të telefonit, siç thuhet duke vepruar për herë të dytë në kundërshtim me ligjin e trafikut rrugor.
The post Ndëshkohet instruktorja në Ferizaj, kandidatja që po ia mësonte ngasjen u zu me telefon appeared first on ATV.