Ndryshojnë çmimet për pronarët e paneleve solare në Zvicër

Ndryshojnë çmimet për pronarët e paneleve solare në Zvicër

Pronarët e shtëpive me panele solare në Zvicër do të përballen me ndryshime në mënyrën e kompensimit për energjinë që dërgojnë në rrjet.

Nga 1 janari 2027, pagesa për energjinë e tepërt do të lidhet më ngushtë me çmimin e tregut në momentin kur energjia futet në rrjet. Kjo do të thotë se kompensimi mund të ndryshojë në varësi të ofertës dhe kërkesës, transmeton albinfo.ch.

Në ditët me shumë diell dhe konsum të ulët, kur në rrjet ka sasi të mëdha të energjisë, çmimet mund të bien ndjeshëm.

Megjithatë, për sistemet e vogla fotovoltaike me kapacitet nën 30 kW parashikohet një kompensim minimal prej 6 cent për kilovat-orë.

Ndryshimi pritet ta bëjë edhe më të rëndësishëm vetëkonsumin, pra përdorimin e energjisë së prodhuar nga panelet direkt në shtëpi, në vend të shitjes së saj në rrjet.

The post Ndryshojnë çmimet për pronarët e paneleve solare në Zvicër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.