Në fundjavë derbi mes Interit dhe Milanit, caktohet gjzqtari që do ta ndaj drejtësinë
Simone Sozza nga Milano është zgjedhur për të arbitruar derbin e madh të së dielës mes Interit dhe Milanit, që luhet në orën 20:45. Kjo do të jetë hera e tretë që Sozza drejton Derbin e Madonninës në dy sezonet e fundit. Gjyqtari 36-vjeçar ka arbitruar tashmë dy përballje mes skuadrave milanezë, një ndeshje kampionati, […]


Simone Sozza nga Milano është zgjedhur për të arbitruar derbin e madh të së dielës mes Interit dhe Milanit, që luhet në orën 20:45.
Kjo do të jetë hera e tretë që Sozza drejton Derbin e Madonninës në dy sezonet e fundit.
Gjyqtari 36-vjeçar ka arbitruar tashmë dy përballje mes skuadrave milanezë, një ndeshje kampionati, të fituar 5–1 nga Interi dhe finalen e Superkupës, të fituar 3–2 nga Milani. Dy sfida të ekuilibruara që e bëjnë të dielën “episodin e tretë”.
Sozza, i lindur në Milano dhe i rritur në Seregno, është arbitër ndërkombëtar që prej vitit 2023. Debutimin jashtë Italisë e ka bërë në maj 2022 në ndeshjen APOEL – AEK Larnaca, e cila përfundoi 1–1.
Të dielën, ai do të jetë sërish në qendër të një prej ndeshjeve më të ndjekura
