Në Kosovë ndër kandidatet më të votuara të VV-së, sa vota mori deri më tani Edona Llalloshi nga mërgata?

Këngëtarja, Edona Llalloshi ishte befasia e këtyre zgjedhjeve. Ajo ka garuar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 19 dhe është ndër kandidatët më të votuar të VV-së, tanimë kur ka përfunduar numërimi i votave të rregullta të kandidatëve për deputetë. Ajo ua ka kaluar me vota edhe disa ministreve që ishin pjesë

Në Kosovë ndër kandidatet më të votuara të VV-së, sa vota mori deri më tani Edona Llalloshi nga mërgata?

Këngëtarja, Edona Llalloshi ishte befasia e këtyre zgjedhjeve.

Ajo ka garuar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 19 dhe është ndër kandidatët më të votuar të VV-së, tanimë kur ka përfunduar numërimi i votave të rregullta të kandidatëve për deputetë.

Ajo ua ka kaluar me vota edhe disa ministreve që ishin pjesë e Qeverisë Kurti 2

Por sa vota mori Llalloshi deri më tani nga mërgata?

Sipas të dhënave të dhënave të deritashme të KQZ-së në votimin në përfaqësitë diplomatike deri më tani janë numëruar 49.19% e kutive. Nga këto numërime Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 81.89%.

E kandidatja për deputet nga VV, Edona Llalloshi nga mërgata, deri më tani ka marrë 499 vota.

Këngëtarja iu bashkua partisë me 12 dhjetor të vitit që lamë pas

Përfundimi i numërimit të votave të diasporës, do të pasojë me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, dhe kështu do t’i hapet rruga shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe certifikimit të tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të premten ka përfunduar me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë e verifikimin e atyre për subjekte politike.