‘Në krahët e mi ndërrove jetë,’ Selvia reagon për largimin e Shpatit
Selvije Jao, gruaja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së tij tragjike. Përmes një postimi tejet prekës në rrjetet sociale, ajo ka ndarë dhimbjen e saj të thellë, duke postuar një foto të Shpatit duke përqafuar djalin e tyre, Roelin. Ajo thekson humbjen e madhe, duke shkruar: […]


Selvije Jao, gruaja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së tij tragjike. Përmes një postimi tejet prekës në rrjetet sociale, ajo ka ndarë dhimbjen e saj të thellë, duke postuar një foto të Shpatit duke përqafuar djalin e tyre, Roelin.
Ajo thekson humbjen e madhe, duke shkruar:
“Ndroi jetë në krahët e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta gëzonim sa më shpejt tek llogopedja më e mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!”
Selvije tregon vështirësinë për t’i shpjeguar djalit, Roelit, mungesën e babait:
“E Roelin jetim o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit, që babi nuk është më?”
Postimi përmbyllet me një premtim të dhimbshëm dhe një lutje për bashkim të përjetshëm, raporton Prive.al, transmeton Periskopi
“Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por ti po më ndave nga unë në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në Xhenet…”

