Në Maqedoninë e Veriut janë dhënë leje ndërtimi kryesisht për ndërtimet e larta

Brenda një muaji në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 314 leje ndërtimi për objekte në vlerë prej 7 14 419 000 denarë. Kjo vlerë është më e madhe sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 220 (70.1%) janë të dedikuara për objektet […]

Në Maqedoninë e Veriut janë dhënë leje ndërtimi kryesisht për ndërtimet e larta
Ndërtimtari në Shkup. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Brenda një muaji në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 314 leje ndërtimi për objekte në vlerë prej 7 14 419 000 denarë. Kjo vlerë është më e madhe sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 220 (70.1%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 38 (12.1%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe  56 ( 17.8 %) për objektet për rikonstruim”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se në këto leje planifikohjet ndërtimi i 727 banesave.

Më së shumti leje ndërtimi (72.9 %) janë dhënë për personat fizik, ndërsa në rajonin e Pollogut ka pasur më së shumti leje (98).

Krahasuar me shtatorin e kaluar, numri i lejeve është rritur për 6.1 përqind, ndërsa vlera e investimeve është rritur për 5.2 përqind.