New Mexico: Tre të vdekur dhe 14 të plagosur, pas sulmeve me armë zjarri

Tre persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave masive me armë zjarri, Las Cruces, New Mexico. Sipas njoftimit nga policia, të shtënat ndodhën mbrëmë rreth orës 22:00 në Young Park, ndërsa ndër të vrarët ishin dy 19-vjeçarë dhe një djalë 16-vjeçar, transmeton albinfo.ch. Autoritetet kanë bërë të ditur […] The post New Mexico: Tre të vdekur dhe 14 të plagosur, pas sulmeve me armë zjarri appeared first on Albinfo.

New Mexico: Tre të vdekur dhe 14 të plagosur, pas sulmeve me armë zjarri

Tre persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave masive me armë zjarri, Las Cruces, New Mexico.

Sipas njoftimit nga policia, të shtënat ndodhën mbrëmë rreth orës 22:00 në Young Park, ndërsa ndër të vrarët ishin dy 19-vjeçarë dhe një djalë 16-vjeçar, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk janë identifikuar ende të gjithë të plagosurit por tha se të plagosurit ishin të moshës 16-36 vjeç, raporton TheGuardian.

Deri më tani, asnjë arrestim nuk është bërë, por policia po ndjek shumë pista, thanë zyrtarët.

“Oficerët arritën dhe mësuan për viktima të shumta me armë zjarri. Shumica u transportuan në spitalet lokale. Disa u dërguan në Qendrën Mjekësore Universitare të El Pasos”, tha policia.

The post New Mexico: Tre të vdekur dhe 14 të plagosur, pas sulmeve me armë zjarri appeared first on Albinfo.