Nis zbatimi i marrëveshjes mbi njohjen reciproke të patentë shoferëve mes Kosovës dhe Italisë

Këtë javë Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë ka filluar me lëshimin e vërtetimeve mbi patentë shoferët e Republikës së Kosovës, të nevojshme për konvertimin e tyre në Itali. Me këtë rast dëshirojmë t’ju informojmë mbi kushtet e përgjithshme të marrëveshjes: PËRFITUESIT:Kush mund të aplikojë për njohje të patentës, pa provime, në bazë të […] The post Nis zbatimi i marrëveshjes mbi njohjen reciproke të patentë shoferëve mes Kosovës dhe Italisë appeared first on Albinfo.

Nis zbatimi i marrëveshjes mbi njohjen reciproke të patentë shoferëve mes Kosovës dhe Italisë

Këtë javë Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë ka filluar me lëshimin e vërtetimeve mbi patentë shoferët e Republikës së Kosovës, të nevojshme për konvertimin e tyre në Itali.

Me këtë rast dëshirojmë t’ju informojmë mbi kushtet e përgjithshme të marrëveshjes:

PËRFITUESIT:Kush mund të aplikojë për njohje të patentës, pa provime, në bazë të marrëveshjes:

Ata që kanë fituar rezidencë në Itali prej më shumë se një (1) viti dhe jo më shumë se gjashtë (6) vite.

Cilët patentë shoferë do të njihen:

Vetëm patentë shoferë që janë:

– të rregullt

– me afat vlefshmërie

– që janë marrë para fitimit të rezidencës në Itali.

Cilët patentë shoferë nuk do të njihen:

– Patentë shoferët e përkohshëm;

– Patentë shoferët që janë fituar përmes konvertimit nga një shtet i tretë, jo i konvertueshëm në Itali;

– Patentë  shoferët e pa vlefshëm, të  anuluar.

Procedura e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm:

Kërkesa për njohje të patentës të lëshuara në Republikën e Kosovës duhet të parashtrohet në Zyrën e Motorizzazione Civile në komunën e rezidencës suaj në Itali, ku do të merrni formularin e aplikimit dhe do të njoftoheni për gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Nga ana e Ambasadës mund t’ju kërkohet:

– vërtetimi mbi autenticitetin/validitetin e patentë shoferit

Në fund, duhet të keni parasysh se me rastin e konvertimit të patentë shoferit e njëjta do të tërhiqet nga autoritetet përkatëse Italiane.

Ambasada në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano janë në dispozicion për çdo sqarim të nevojshëm.

The post Nis zbatimi i marrëveshjes mbi njohjen reciproke të patentë shoferëve mes Kosovës dhe Italisë appeared first on Albinfo.