“Një perëndim i ndarë i shërben vetëm Rusisë”/ Liderët europianë: Ukraina nuk është vetëm
Takimi i shumëpërfolur mes presidentit ukrainas Volodymir Zelenskyt dhe presidentit amerikan Donald Trump, u shoqërua me tensione për të përfunduar më pas më shpejt nga çfarë ishte parashikuar. Pas këtij takimi të tensionuar, ka pasur edhe reagime të shumta nga liderët europianë. “Nuk je vetëm”, ka qenë qëndrimi thuajse njëzëri nga Evropa. Kryeministri polak Donald [...]Read More...

Takimi i shumëpërfolur mes presidentit ukrainas Volodymir Zelenskyt dhe presidentit amerikan Donald Trump, u shoqërua me tensione për të përfunduar më pas më shpejt nga çfarë ishte parashikuar.
Pas këtij takimi të tensionuar, ka pasur edhe reagime të shumta nga liderët europianë.
“Nuk je vetëm”, ka qenë qëndrimi thuajse njëzëri nga Evropa.
Kryeministri polak Donald Tusk, dha një mesazh të thjeshtë, duk shkruar: “Miqtë e mi ukrainas, nuk jeni vetëm”. Po ashtu edhe presidenti francez Emmanuel Macron, nënvizoi se në këtë situatë ka vetëm një agresor dhe është Rusia.
Udhëheqësja konservatore, Kemi Badenoch ndau gjithashtu reagimin e saj në X, duke thënë se “diplomacia e respektuar është thelbësore për paqen. Një Perëndim i ndarë i sjell dobi vetëm Rusisë”.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez i është bashkuar listës së liderëve evropianë që ofrojnë mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për Ukrainën pas përplasjes mes Trump, Vance dhe Zelenskyy.
Nga ana tjetër, kryeministri suedez Ulf Kristersson tha: “Suedia qëndron me Ukrainën. Ju nuk po luftoni vetëm për lirinë tuaj, por edhe për të gjithë Evropën. Slava Ukraina!
/abcnews.al/