Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih

Gjykata caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe një portugez 29-vjeçar The post Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih appeared first on Albinfo.

Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih

Të hënën ka pasur një këmbim të shtënash nga një makinë në Albisriederplatz të Cyrihut.
Pas të shtënave janë arrestuar fillimisht pesë persona, transmeton albinfo.ch. Njëri prej tyre, një zviceran u la i lirë.

Ndërkaq, Gjykata e Masave të Detyrueshme caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe një portugez 29-vjeçar.

Sfondi i të shtënave është ende duke u hetuar.

Sipas raportimit të policisë, të bërë të hënën, personat e përfshirë në grindje ishin larguar  nga vendngjarja me të paktën dy automjete dhe kishin ndjekur njëri-tjetrin, shkruan srf.ch.

Gjatë drejtimit të automjetit, nga njëri prej dy automjeteve të përfshira është qëlluar me armë në tjetrën, përcjell albinfo.ch. Po ashtu mënyra e drejtimit të dy makinave rrezikonte palët e treta.

Mësohet se të shtënat janë qëlluar pas një zënke mes disa personave. Policia kishte marrë një raport për të shtëna të mundshme në Hardstrasse pranë Albisriederplatz-it pak pas orës 17:00.

The post Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih appeared first on Albinfo.