Nusja e sapomartuar vdes papritur në krahët e burrit gjatë muajit të mjaltit
Bashkëshorti thotë se nuk mund të kuptojë atë që ka ndodhur. Një e re e sapomartuar ka vdekur papritur gjatë muajit të mjaltit me bashkëshortin në Amsterdam. Madison Noronha, nga Australia, u shemb në krahët e burrit javës që shkoi dhe nuk u kthye më në jetë. 27-vjeçarja ishte dërguar në spitalin më të afërt […]
Bashkëshorti thotë se nuk mund të kuptojë atë që ka ndodhur.
Një e re e sapomartuar ka vdekur papritur gjatë muajit të mjaltit me bashkëshortin në Amsterdam.
Madison Noronha, nga Australia, u shemb në krahët e burrit javës që shkoi dhe nuk u kthye më në jetë.
27-vjeçarja ishte dërguar në spitalin më të afërt ku u zbulua se kishte pësuar një aneurizëm në tru (bllokim i venave të gjakut) ‘teksa ishte duke ecur në rrugë’.
Nuk dihet çfarë ka shkaktuar tragjedinë te vajza e re, por tekstet shkencore thonë se aneurizmat në venat e gjakut ndodhin kryesisht në tru, me bllokime të arterieve nga material i huaj ose dobësimi mureve të enëve të gjakut.
Doktorët kryen një operacion urgjent ndaj Madison por ajo kishte ndërruar jetë dy ditë më vonë në duart e bashkëshortit Kyle.
Ai shkruante se doktorët nuk mund të besonin masën e aneurizmit.
“Ajo ndërroi jetë e rrethuar nga të afërmit, këtu në Amsterdam, gruaja ime e dashur nuk e dinte çfarë ndodhi, si mund të ndodhte diçka e tillë”.
Prindërit e Madi kanë ngritur një faqe donacionesh për të zbutur stresin financiar dhe barën e tyre në këtë kohë të vështirë.
“Fondet do të ndihmojnë me fluturimet, kostot e funeralit, për të sjellë trupin e Madison në shtëpi të prehet”, shkruanin ata.
Lyndal Rogers, e cila kishte punuar me të sapomartuarit, shkruante në Facebook: “Të shtunën herët familja jonë u trondit nga lajmi se shoqja jonë e mrekullueshme Madison Noronha, u nda nga jeta. Ajo ishte për muajin e mjaltit në Amsterdam kur pësoi një aneurizëm në tru duke ecur në rrugë”.
Një nga donatorët shkruante: “Zemra jonë është e thyer për ty dhe familjen tënde. Të gjithë do t’i marrë malli për Madi. Ajo ishte një person i mrekullueshëm”.
Një tjetër shkruante: “Më vjen keq Kyle. Ajo të adhuronte.”/LadBible/