Oda Ekonomike Britaniko-Kosovare në Mbretërinë e Bashkuar feston 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Oda Ekonomike Britaniko-Kosovare në Mbretërinë e Bashkuar organizoi një ngjarje të veçantë për të festuar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Gjatë këtij eventi, zv. Shefi i Misionit z.Vlorat Gashi mbajti një fjalim, ku përshëndeti të pranishmit dhe iu uroi festën e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë historike të këtij momenti për popullin dhe […] The post Oda Ekonomike Britaniko-Kosovare në Mbretërinë e Bashkuar feston 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.

Oda Ekonomike Britaniko-Kosovare në Mbretërinë e Bashkuar feston 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Oda Ekonomike Britaniko-Kosovare në Mbretërinë e Bashkuar organizoi një ngjarje të veçantë për të festuar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Gjatë këtij eventi, zv. Shefi i Misionit z.Vlorat Gashi mbajti një fjalim, ku përshëndeti të pranishmit dhe iu uroi festën e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë historike të këtij momenti për popullin dhe shtetin e Kosovës. Ai gjithashtu theksoi kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës kosovare në Mbretërinë e Bashkuar.

Fjalim mbajti edhe z. Artan Llabjani, Kryetar i Odës Ekonomike Britaniko-Kosovare, i cili përshëndeti të ftuarit dhe shprehu mirënjohjen për angazhimin e komunitetit kosovar në UK. Gjatë ngjarjes, z. Gashi pati mundësinë të takohej me shumë bashkëkombës, të cilët morën pjesë në këtë kremtim, duke ndarë momente të gëzuara dhe duke forcuar lidhjet mes komunitetit kosovar dhe atij britanik.

The post Oda Ekonomike Britaniko-Kosovare në Mbretërinë e Bashkuar feston 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.