OKB redukton stafin në Rripin e Gazës pas sulmeve të fundit
Kombet e Bashkuara thanë se do të reduktojnë stafin në Rripin e Gazës – pas sulmit izraelit ndaj një kompleksi te OKB-së javën e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e një punonjësi nga Bullgaria dhe duke plagosur pesë punonjës të tjerë, sipas AP. “Organizata botërore do të largojë përkohësisht rreth një të tretën e rreth 100 [...]Read More...

Kombet e Bashkuara thanë se do të reduktojnë stafin në Rripin e Gazës – pas sulmit izraelit ndaj një kompleksi te OKB-së javën e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e një punonjësi nga Bullgaria dhe duke plagosur pesë punonjës të tjerë, sipas AP.
“Organizata botërore do të largojë përkohësisht rreth një të tretën e rreth 100 punonjësve të saj ndërkombëtarë që punojnë në Gazë”, tha zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric.
Ai vuri në dukje rrezikun e shtuar pasi Izraeli rifilloi fushatën e tij ushtarake javën e kaluar që ka shkaktuar vdekjen e qindra palestinezëve.
Izraeli gjithashtu ka ndërprerë të gjitha ushqimet, ilaçet, ndihmat dhe furnizimet e tjera për popullsinë e Gazës, për tre javët e fundit.