Olsi Bylylku në Big Brother, vjen për t’u përballur sy më sy me ish-partneren e tij Egli

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment të papritur dhe mjaft emocional për një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni – Egli Tako. Në një befasi të veçantë, ish-partneri i saj i njohur, Olsi Bylyku, u shfaq në dhomën e surprizave për ta takuar atë. Ky moment […]

Olsi Bylylku në Big Brother, vjen për t’u përballur sy më sy me ish-partneren e tij Egli

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment të papritur dhe mjaft emocional për një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni – Egli Tako.

Në një befasi të veçantë, ish-partneri i saj i njohur, Olsi Bylyku, u shfaq në dhomën e surprizave për ta takuar atë.

Ky moment u prit me shumë emocion, si nga Egli, ashtu edhe nga publiku, pasi dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për një kohë të gjatë.

Edhe pse tashmë të ndarë dhe secili ka vazhduar jetën përpara, Olsi dhe Egli treguan një respekt të ndërsjellë dhe një komunikim të ngrohtë, duke dëshmuar se raportet e shkuara mund të ruhen me dinjitet.

Olsi, i cili është tashmë i martuar dhe ka krijuar një jetë të re jashtë vëmendjes së BBVA, nuk nguroi ta mbështesë Egli-n në rrugëtimin e saj në këtë format.

Nga ana tjetër, Egli gjatë qëndrimit në shtëpi ka krijuar një lidhje të re me Gjestin, një tjetër konkurrent mjaft i komentuar i këtij edicioni.