Orë kritike për Papën/ Vatikani: Kaloi disa kriza të frymëmarrjes

Gjendja e Papa Françeskut vijon të mbetet kritike pasi ai kaloi dy kriza të frymarrjes të hënën dhe u desh t’i vendosej maskë oksigjeni. Sipas Vatikanit problemet e frymëmarrjes u shkaktuan nga një “akumulim i konsiderueshëm” i mukusit në mushkëritë e Atit të Shenjtë dhe spazma bronkiale që shkaktojnë bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Mjekët [...]Read More...

Orë kritike për Papën/ Vatikani: Kaloi disa kriza të frymëmarrjes

Gjendja e Papa Françeskut vijon të mbetet kritike pasi ai kaloi dy kriza të frymarrjes të hënën dhe u desh t’i vendosej maskë oksigjeni.

Sipas Vatikanit problemet e frymëmarrjes u shkaktuan nga një “akumulim i konsiderueshëm” i mukusit në mushkëritë e Atit të Shenjtë dhe spazma bronkiale që shkaktojnë bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.

Mjekët kryen dy bronkoskopi me nevojën e aspirimit të sekrecioneve të bollshme, sipas Vatikanit.

Megjithatë Bergolio ka qenë në çdo moment vigjilent, i orientuar dhe bashkëpunues, por prognoza mbetet ende e rezervuar.

Krizat e fundit janë një tjetër pengesë në betejën e papës 88-vjeçare për t’u shëruar nga pneumonia.

Të dielën, Vatikani tha se gjendja e Papës argjentinase ishte e qëndrueshme pasi pësoi një “krizë të izoluar të frymëmarrjes” dhe mori një ventilim mekanik jo-invaziv më 28 shkurt.

Françesku ka qenë në spitalin Gemelli të Romës që nga 14 shkurti dhe nuk është parë në publik që kur u shtrua. Kjo mungesa e tij më e gjatë nga publiku që nga fillimi i papatit të tij në mars 2013./abcnews.al