Tarifat e Trump, Kanadaja kundërpërgjigjet me tarifa 25% për produktet amerikane

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se vendi i tij nuk do të tërhiqet në luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa për importet kanadeze. Trudeau, duke folur në një konferencë për shtyp të martën, tha se qeveria e tij do të ngrejë një sfidë ligjore kundër SHBA-së në Organizatën [...]Read More...

Tarifat e Trump, Kanadaja kundërpërgjigjet me tarifa 25% për produktet amerikane

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se vendi i tij nuk do të tërhiqet në luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa për importet kanadeze.

Trudeau, duke folur në një konferencë për shtyp të martën, tha se qeveria e tij do të ngrejë një sfidë ligjore kundër SHBA-së në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe se Kanadaja po shqyrtonte opsionet e saj.

Ai njoftoi se Kanadaja do të zbatojë tarifa 25% kundrejt mallrave amerikane me vlerë 155 miliardë dollarë, duke filluar menjëherë me tarifat për mallrat me vlerë 30 miliardë dollarë.

“Sot Shtetet e Bashkuara kanë nisur një luftë tregtare kundër Kanadasë, partnerit dhe aleatit të saj më të ngushtë, mikut të saj më të ngushtë. Ata kanë zgjedhur të sabotojnë axhendën e tyre. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim apo nevojë për këto tarifa sot”, u shpreh kryeministri kanadez.

Trudeau komentoi gjithashtu edhe pretendimet e përsëritura nga Trump për të marrë Kanadanë.

“Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ne nuk do të jemi kurrë shteti i 51-të”, tha Trudeau.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Trumpit, Trudeau tha: “Edhe pse një njeri shumë i zgjuar, kjo është një marrëzi”, duke iu referuar tarifave që hynë në fuqi këtë të martë./abcnews.al