Organizohet Akademi Përkujtimore për veprimtarin Fadil Ferati, Ahmeti: Ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Istogut dhe LDK-së
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për të nderuar veprën dhe jetën e ish-nënkryetarit të LDK-së dhe ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati, në 15-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Ahmeti në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Fadil Ferati ishte […]

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për të nderuar veprën dhe jetën e ish-nënkryetarit të LDK-së dhe ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati, në 15-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Ahmeti në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Fadil Ferati ishte një burrë vizionar dhe udhëheqës i përkushtuar që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Istogut dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell ORAinfo.
Postimi i plotë:
Në kujtim të veprimtarit të madh Fadil Ferati, një burrë vizionar dhe udhëheqës i përkushtuar që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Istogut dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Trashëgimia e tij vazhdon të jetojë përmes veprës së tij dhe përkushtimit të familjes së tij ndaj qytetarëve, ku sot djali i tij, Iliri, vazhdon me përkushtim rrugën e nisur nga babai i tij, Fadili, duke udhëhequr komunën me dinjitet dhe vizion.
Kujtimi i tij na frymëzon gjithmonë për të qëndruar në shërbim të qytetarëve me ndershmëri dhe dinjitet.
Lavdi jetës dhe veprës së tij! /ORAinfo/