Osmani falënderon Sirinë dhe Princin e Kurorës Saudite për njohjen e Kosovës

Republika Arabe e Sirisë njeh tani zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani e konfirmoi këtë sot nga Riad, duke falënderuar edhe mbështetjen e Princit të Kurorës Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud. Osmani tha se marrëveshja u arrit sot në kryeqytetin saudit, duke falënderuar presidentin sirian, Ahmed al Sharaa, për vendimin e njohjes dhe […] The post Osmani falënderon Sirinë dhe Princin e Kurorës Saudite për njohjen e Kosovës appeared first on ATV.

Osmani falënderon Sirinë dhe Princin e Kurorës Saudite për njohjen e Kosovës

Republika Arabe e Sirisë njeh tani zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani e konfirmoi këtë sot nga Riad, duke falënderuar edhe mbështetjen e Princit të Kurorës Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

Osmani tha se marrëveshja u arrit sot në kryeqytetin saudit, duke falënderuar presidentin sirian, Ahmed al Sharaa, për vendimin e njohjes dhe për mbështetjen ndaj popullit të Kosovës.

“Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë,” deklaroi Osmani.

Ajo gjithashtu theksoi se populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë kaluar nëpër sakrifica të mëdha për liri, duke e cilësuar këtë njohje si njohje të sakrificës dhe sovranitetit shtetëror.

“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë,” shtoi ajo.

VIDEO

The post Osmani falënderon Sirinë dhe Princin e Kurorës Saudite për njohjen e Kosovës appeared first on ATV.