Osmani në Munich takohet me Komshiq, flasin për situatën e sigurisë në rajon

Presidentja Vjosa Osmani në Munich është takuar me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq. Ajo tha se me të kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe për thellim bashkëpunimi. “Në Mynih, u takuam me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Željko Komšić. Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon

Osmani në Munich takohet me Komshiq, flasin për situatën e sigurisë në rajon

Presidentja Vjosa Osmani në Munich është takuar me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq.

Ajo tha se me të kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe për thellim bashkëpunimi.

“Në Mynih, u takuam me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Željko Komšić. Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euro-atlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim”./Express/