Osmani: Përkushtimi e profesionalizmi i grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne
Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka nderuar përkushtimin dhe rolin e grave police në shoqëri. Në një ngjarje për 8 Mars me gra që shërbejnë në Policinë e Kosovës, ajo tha se ato janë shembull frymëzimi për të gjithë. “Me gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Përkushtimi

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka nderuar përkushtimin dhe rolin e grave police në shoqëri.
Në një ngjarje për 8 Mars me gra që shërbejnë në Policinë e Kosovës, ajo tha se ato janë shembull frymëzimi për të gjithë.
“Me gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne. Në këtë ditë, riafirmojmë angazhimin tonë për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë tonë”.
Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim!.