Osmani uron Trumpin pas marrjes së detyrës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin Donald Trump pas betimit si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Përmes një postimi në platformën X, Osmani tha se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me të, me zëvendëspresidentin JD Vance dhe me gjithë administratën e re, “për të forcuar marrëdhëniet tona të posaçme, për […] The post Osmani uron Trumpin pas marrjes së detyrës appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin Donald Trump pas betimit si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Përmes një postimi në platformën X, Osmani tha se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me të, me zëvendëspresidentin JD Vance dhe me gjithë administratën e re, “për të forcuar marrëdhëniet tona të posaçme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta të lirisë dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë”.
“Kosova do të ketë përjetësisht një ndjenjë të thellë mirënjohjeje për rolin historik që Shtetet e Bashkuara kanë pasur në mbështetjen tonë, në disa prej kapitujve më të errët të historisë sonë”, thuhet në telegramin e urimit të shpërndarë në X.
“Përkushtimi i vendit tuaj për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin njerëzor e ka shpëtuar popullin tonë nga një regjim gjenocidial”, tha gjithashtu Osmani.
Kosova siç shkruan Osmani mbetet me krenari “populli më proamerikan” në botë.
The post Osmani uron Trumpin pas marrjes së detyrës appeared first on Albinfo.