Oxford njeh shoqatën e parë shqiptare të studentëve në historinë e universitetit

Universiteti i Oxfordit ka njohur dhe regjistruar zyrtarisht shoqatën e parë shqiptare të studentëve në historinë e tij gati 1,000-vjeçare, transmeton albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur Isa Bojaj, i cili ka qenë pjesë e themelimit të shoqatës dhe do ta bashkëdrejtojë atë.
Për Bojajn, krijimi i kësaj organizate përbën një moment të veçantë për komunitetin shqiptar dhe një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit të tij në një prej universiteteve më prestigjioze në botë.
Shoqata synon të krijojë një hapësirë për studentët shqiptarë në Oxford, të forcojë lidhjet mes tyre dhe të kontribuojë në promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar në mjedisin akademik ndërkombëtar.
Nga: Drin Reçica | Albinfo.ch
The post Oxford njeh shoqatën e parë shqiptare të studentëve në historinë e universitetit appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



