Pak ditë para zgjedhjeve, Arian Tahiri nënshkruan koalicion
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Ergin Kanin, kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë. Tahiri ka bërë të ditur se marrëveshja përfshin një koalicion katërvjeçar, i cili synon zhvillimin dhe barazinë e qytetarëve të Mitrovicës. “Një hap tjetër i rëndësishëm për […] The post Pak ditë para zgjedhjeve, Arian Tahiri nënshkruan koalicion appeared first on ATV.
 
                                Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Ergin Kanin, kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë.
Tahiri ka bërë të ditur se marrëveshja përfshin një koalicion katërvjeçar, i cili synon zhvillimin dhe barazinë e qytetarëve të Mitrovicës.
“Një hap tjetër i rëndësishëm për të ardhmen e Mitrovicës. Me mikun tim, Ergin Kanin, Kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë, sot nënshkruam marrëveshjen e koalicionit dhe mbështetjes për mua në zgjedhjet e 9 nëntorit për Kryetar të Mitrovicës.
Koalicioni katërvjeçar do të jetë një angazhim i përbashkët për të siguruar që çdo qytetar i Mitrovicës të ketë mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë në qytetin tonë.
Faleminderit të gjithë qytetarëve të Mitrovicës për besimin dhe mbështetjen! Mitrovica është shtëpia jonë e përbashkët!  ”, ka deklaruar Tahiri.
”, ka deklaruar Tahiri.
Marrëveshja e sotme shihet si një hap strategjik për PDK-në në Mitrovicë, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 9 nëntorit.
The post Pak ditë para zgjedhjeve, Arian Tahiri nënshkruan koalicion appeared first on ATV.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  