Pak orë para se të nis spektakli i natës fianle – Gjesti dhe Egli futen nën çarçaf, shijojnë momentet e fundit bashkë
Finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4” është vetëm disa orë larg, dhe emocionet janë në kulm për katër finalistët e mbetur: Gjesti, Egli, Rozana dhe Laerti. Por mes gjithë tensionit dhe pritjes për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, një moment i butë dhe intim ka marrë vëmendjen e publikut. Gjesti […]

Finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4” është vetëm disa orë larg, dhe emocionet janë në kulm për katër finalistët e mbetur: Gjesti, Egli, Rozana dhe Laerti.
Por mes gjithë tensionit dhe pritjes për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, një moment i butë dhe intim ka marrë vëmendjen e publikut.
Gjesti dhe Egli, çifti që lindi brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e kanë nisur ditën nën çarçaf, në një atmosferë të qetë dhe të përzemërt.
Dyshja janë parë teksa përqafohen dhe kalojnë momentet e para të mëngjesit pranë njëri-tjetrit, duke reflektuar mbi rrugëtimin e tyre dhe duke shijuar ditët e fundit të bashkëjetesës në këtë format.
Sot mbrëma do të shpallet fituesi i edicionit të katërt të BBVA, dhe pavarësisht rezultatit, duket se Gjesti dhe Egli tashmë kanë fituar njëri-tjetrin – të paktën për momentin.