Pamjet e bunkerit të Zelenskyt publikohen për herë të parë
Pamjet e bunkerit sekret të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky janë bërë publike për herë të parë, nga vet lideri, në fjalimin e tij drejtuar popullit, në shënimin e përvjetorit të katërt të pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia. Në video shfaqet një korridor i gjatë pa dritare dhe me një tabelë, ku shkruan […] The post Pamjet e bunkerit të Zelenskyt publikohen për herë të parë appeared first on InfoShqip.com.
Pamjet e bunkerit sekret të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky janë bërë publike për herë të parë, nga vet lideri, në fjalimin e tij drejtuar popullit, në shënimin e përvjetorit të katërt të pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia.
Në video shfaqet një korridor i gjatë pa dritare dhe me një tabelë, ku shkruan “Zyra e Presidentit të Ukrainës”.
Më pas, shihet një ikonë ortodokse në një mur me një përshkrim të simbolit kombëtar ukrainas, transmeton Klankosova.tv
“Kjo zyrë, ky vend i vogël në bunkerin në Rrugën Bankova është vendi ku zhvillova bisedat e mia të para me udhëheqësit botërorë në fillim të luftës. Këtu fola me Presidentin Biden dhe pikërisht këtu dëgjova: Volodymyr, ka një kërcënim. Duhet të largohesh urgjentisht nga Ukraina. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë me këtë. Dhe këtu u përgjigja se më duhen municione, jo një makinë”, tha Zelensky.
Rruga Bankova ndodhet në mes të lagjes qeveritare në Kiev dhe ka qenë vendi i zyrave presidenciale që nga pavarësia në vitin 1991.
Today marks exactly four years since Putin started his three-day push to take Kyiv. And that says a great deal about our resistance, about how Ukraine has fought all this time. Behind those words stand millions of our people, immense courage, incredibly hard work, endurance, and… pic.twitter.com/9qiqACurhx
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2026
The post Pamjet e bunkerit të Zelenskyt publikohen për herë të parë appeared first on InfoShqip.com.

