Papa Françesku: Kisha Katolike është e gatshme të pranojë një datë të përbashkët për Pashkët

Papa Françesku tha se Kisha Katolike është e gatshme të pranojë një datë të përbashkët për Pashkët me të gjitha kishat e krishtera, në mënyrë që të gjitha kishat, përfshirë ato ortodokse, protestante dhe të tjera, ta festojnë Pashkën në të njëjtën ditë, gjë që do të forconte unitetin mes besimtarëve. “Një datë për Pashkë. [...]Read More...

Papa Françesku: Kisha Katolike është e gatshme të pranojë një datë të përbashkët për Pashkët

Papa Françesku tha se Kisha Katolike është e gatshme të pranojë një datë të përbashkët për Pashkët me të gjitha kishat e krishtera, në mënyrë që të gjitha kishat, përfshirë ato ortodokse, protestante dhe të tjera, ta festojnë Pashkën në të njëjtën ditë, gjë që do të forconte unitetin mes besimtarëve.

“Një datë për Pashkë. Kisha Katolike është e gatshme të pranojë datën e Pashkëve për hir të unitetit. Ky është viti i hirit, një mundësi për të gjithë të krishterët që besojnë në të njëjtin Zot, për të rizbuluar rrënjët e përbashkëta të besimit. Uniteti që të gjithë duam të ndodhë”, u shpreh Papa.

Këtë vit, Pashkët do të festohen në të njëjtën ditë në kalendarin Gregorian dhe Julian, në vitin që shënon përvjetorin e Koncilit të Nikesë.

“Përtëri thirrjen time që kjo rastësi të jetë një kujtesë për të gjithë të krishterët që të ndërmarrin një hap vendimtar drejt unitetit rreth datës së përbashkët të Pashkëve”, tha Papa./abcnews.al