Papa kërkon paqe: Boll me luftërat me pirgje të vdekurish – lufta s’është kurrë e shenjtë, e shenjtë është vetëm paqja”
Papa Leoni XIV ka dërguar një mesazh të qartë kundër luftërave, në përfundim të takimit ndërfetar të Shën Egjidit, të mbajtur në Koloseumin e Romës. “Lufta nuk është kurrë e shenjtë, e shenjtë është vetëm paqja”, tha Ati i Shenjtë, duke theksuar se bota është e lodhur nga konfliktet dhe përçarjet. “Bota ka etje për […] The post Papa kërkon paqe: Boll me luftërat me pirgje të vdekurish – lufta s’është kurrë e shenjtë, e shenjtë është vetëm paqja” appeared first on ATV.
Papa Leoni XIV ka dërguar një mesazh të qartë kundër luftërave, në përfundim të takimit ndërfetar të Shën Egjidit, të mbajtur në Koloseumin e Romës.
“Lufta nuk është kurrë e shenjtë, e shenjtë është vetëm paqja”, tha Ati i Shenjtë, duke theksuar se bota është e lodhur nga konfliktet dhe përçarjet.
“Bota ka etje për paqe: ka nevojë për një epokë të vërtetë dhe të fortë pajtimi, një epokë që i jep fund shtypjes, tregimit të forcës dhe indiferencës ndaj drejtësisë. Mjaft luftërave, me numrin e tyre të dhimbshëm të vdekjeve, shkatërrimit dhe mërgimit. Lutja është një forcë e madhe për pajtim. Ata që nuk luten abuzojnë me fenë, duke mbërritur deri tek vrasja. Jo më me thirrje e slogane të përdorura kundër krijesave të Zotit. Ne kemi besim se lutja ndryshon historinë e popujve”, deklaroi Papa Leoni XIV.
Në ceremoninë ku morën pjesë udhëheqës të feve të ndryshme të krishtera, Papa kujtoi fjalët e paraardhësit të tij, Papa Françeskut, duke i bërë thirrje komuniteteve fetare dhe liderëve politikë të heqin dorë nga përdorimi i fesë për qëllime përçarëse.
“Ne duhet t’u heqim feve tundimin për t’u bërë instrumente që nxisin nacionalizmin, ndarjen etnike dhe populizmin. T’i japin fund luftërave, kjo është detyrë e të gjithë politikanëve. Zoti do t’i mbajë përgjegjës ata që nuk kanë kërkuar paqe ose kanë nxitur tensione dhe konflikte”, theksoi ai.
The post Papa kërkon paqe: Boll me luftërat me pirgje të vdekurish – lufta s’është kurrë e shenjtë, e shenjtë është vetëm paqja” appeared first on ATV.
