Paradoksi i fantazmës – Si të reagojmë ndaj ‘ghosting’
Fantazma (ghosting) ka ekzistuar si term shumë kohë para teknologjisë moderne. “Zhdukja pa asnjë fjalë apo lajmërim është aq e vjetër sa njerëzimi”, thotë teoricieni Dominic Pettman në librin e tij të ri “Ghosting”. Foshnja që zbuloi për herë të parë mungesën e nënës, kafsha shtëpiake e braktisur në një rrugicë, etj. Ajo që ka […] The post Paradoksi i fantazmës – Si të reagojmë ndaj ‘ghosting’ appeared first on Gazeta Si.
Fantazma (ghosting) ka ekzistuar si term shumë kohë para teknologjisë moderne.
“Zhdukja pa asnjë fjalë apo lajmërim është aq e vjetër sa njerëzimi”, thotë teoricieni Dominic Pettman në librin e tij të ri “Ghosting”. Foshnja që zbuloi për herë të parë mungesën e nënës, kafsha shtëpiake e braktisur në një rrugicë, etj. Ajo që ka ndryshuar vitet e fundit, argumenton Pettman, është lehtësia – dhe mizoria – me të cilën njerëzit mund të hyjnë dhe të dalin nga jeta e njëri-tjetrit. Versioni i sotëm i fantazmës, shkruan ai, “është braktisja me një garniturë bashkëkohore”; një mori opsionesh për të injoruar të tjerët e kanë kthyer atë në një “përvojë universale, madje banale”. Ose, siç shprehet ai me keqardhje, “kur na erdhi mundësia të dërgonim mesazhe, na erdhi edhe mundësia të mos dërgonim mesazhe”.
Isha kurioz të lexoja librin e Pettman-it, sepse kisha menduar për banalitetin e fantazmës – ose, më mirë, se si mund të duket kaq e zakonshme sa të pritet dhe, në të njëjtën kohë, të jetë lënduese dhe tërbuese. Nga ana kulturore, fantazma është një paradoks. Mund të jetë diçka që ju e largoni, edhe pse jeton pa qira në kokën tuaj. Konsiderohet ende e vrazhdë dhe njerëzit në të dyja anët priren të ndihen keq për këtë, megjithëse në mënyra të ndryshme. Është gjithashtu jashtëzakonisht e zakonshme: 90% e të anketuarve në një studim të vitit 2021 raportuan se ishin bërë “fantazmë” për dikë. Muajin e kaluar, kolumnistja e Neë York Times, Maureen Doëd, u ankua për faktin se takimet në internet janë bërë një “stuhi digjitale, me kaq shumë mënyra” për të “krijuar dhe hequr lidhjet”.
Por ndoshta, kur ti i bën ghosting dikujt, apo dikush të bën ty, nuk është kaq tragjike. Mbaj mend një mesazh që më erdhi në fund të verës, që më ilustronte mënyrat e tjera që i ngjajnë ghosting. Erdhi nga një djalë me të cilin kisha dalë në 3 takime dhe më pas asgjë për shumë javë. Mendova që i fundit, ishte takimi më i mirë deri sa ky djali, një baba beqar më shkroi disa kohë pasi ishte zhdukur. “Përshëndetje!”, kërkoi ndjesë me shpjegoi se nuk e kishte qëllim të bëhnte “ghosting” por ishte tepër i zënë me gjëra të tjera.
Duke analizuar përgjigjen time, vendosa “faleminderit – qofsh mirë!” dhe më pas e bllokova. Bllokimi ishte i tepërt – ai dhe unë nuk kishim gjasa të flisnim më ndonjëherë – por foli për një bezdi të dyfishtë nga ana ime. Në momentin që djali më ktheu mesazhin, unë e kisha harruar dhe vazhdova; mesazhi i tij ishte një kod i panevojshëm. Ndjeva gjithashtu se duhet ta vlerësoja faktin që ai shkroi, megjithëse dukej sikur po e bënte këtë për veten, jo mua, të ndihej më mirë; për të korrigjuar në thelb të dhënat: Unë nuk jam dikush që bëhet fantazmë. U duk si një shfaqje e bukur.
Fantazma bashkëkohore, sipas Pettman, është një nënprodukt i asaj që ai e quan një “botë tepër sociale”, në të cilën realja dhe virtualja janë aq të ndërthurura saqë ne mund të humbasim nga sytë humanizmin e një personi tjetër ndërsa angazhohemi (ose shkëputemi) me ta. Fantazmat gjithashtu shpesh mund të minojnë perceptimin e një personi për realitetin. Në rastin e djalit që më bëri fantazmë, habia ime erdhi si nga zhdukja e tij e paparashikuar, ashtu edhe nga ajo që besoja se ishte e vërtetë: se ai dhe unë kishim kaluar vërtet një kohë të mirë së bashku.
Një pjesë e kësaj ishte projeksion. “Ne e duam një avatar më shumë se një qenie specifike,” shkruan Pettman, “një abstraksion, i ngritur nga të gjitha historitë e dashurisë që kemi përjetuar që nga fëmijëria.” Doja që ky djalë të ishte ai tipi që më pëlqente dhe më donte. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që pranojnë ose kërkojnë falje për refuzimin rrezikojnë të aktivizojnë zemërimin e të refuzuarit, në vend që të lehtësojnë ndjenjat e lënduara. Gili Freedman, një psikologe sociale që ka studiuar si për fantazmat ashtu edhe për faljen, më tha se megjithëse faljet pas një faze ghosting në disa raste mund të sigurojnë mbyllje të marrëdhënies, “viktimat” gjithashtu mund t’i interpretojnë faljet e fantazmave si të pasinqerta ose egoiste. Ata mund ta ndjejnë faljen si një goditje të dyfishtë. Kur ai djali më kërkoi falje, u ndjeva e refuzuar për së dyti.
Shumë prej nesh mund të jenë bërë ghosting shumë herë gjatë viteve saqë kemi zhvilluar një lëkurë më të trashë për ato që duken të jenë zhdukje arbitrare. Kritiku kulturor Kyle Chayka, kohët e fundit shkroi në The New Yorker nëse fantazmat ishte një “tipar i qëndrueshëm i jetës së shekullit të 21” sa të ishte i pashmangshëm. Pettman e konsideron shkëputjen një “aftësi të nevojshme” dhe një “disiplinë në zhvillim” për “qytetarin tipik të mijëvjeçarit të ri”. Dhe me përfitimin e lëkurës më të trashë, ndoshta ka vend për më shumë kuriozitet, hapësirë që fantazmat të jenë, nëse jo të përqafohen, të paktën të kuptohen më mirë.
Pettman shkruan se ghosting mund të jetë një lloj burracakërie, por ne nuk kemi pse ta demonizojmë sjelljen e atyre që e bëjnë. Fenomeni shihet dhe si një lloj krize sociale ku njerëzit po kalojnë shumë kohë vetëm dhe janë bërë më të ashpër me komunitetin. Një shkrimtar shkruan se librat për përmirësimin e vetes po ushqejnë ndjenjat egoiste të njerëzve me koston e dëmtimit të të tjerëve.
Vlen gjithashtu të merret në konsideratë një ide paksa kundërintuitive: që fantazmat kujdesen për ndërveprimet e tyre dhe njerëzit që preken prej tyre. Disi. Siç më tha Freedman, ata që bëhen ghosting priren të nënvlerësojnë pendimin e atyre që bëjnë ghosting dhe zgjedhja e tyre për t’u zhdukur në fakt mund të jetë dëshmi e ndjenjave të tyre të ndërlikuara. Unë do të shtoja se mosinformimi për arsyen e një ghosting mund të shpëtojë shumë prej nesh nga sikleti ose neveria ndaj vetvetes. Një studim mbi fantazmat në një kontekst punësimi – le të themi, mospërgjigjja e një punëdhënësi ndaj një aplikanti për punë – zbuloi se ata që ishin bërë fantazma kishin më shumë vetëbesim sesa ata që merrnin reagime personale.
A është ky një argument për pranimin e fantazmave në formën bashkëkohore? Ndoshta jo. Dhe një studim i ri që ekzaminoi pasojat e ghosting ose refuzuar drejtpërdrejt zbuloi se efektet negative psikologjike të të parit duket se zgjasin më shumë se ato të të dytit, për shkak të “pasojave unike të fantazmave të lidhura me paqartësinë dhe mungesën e mbylljes”. Por e kuptoj se njëfarë butësie mund të gjendet nën sipërfaqen e kësaj shprehjeje të veçantë të të ashtuquajturës epidemi tonë të vrazhdësisë.
Ndoshta ne mund të shprehim njëfarë ndjeshmërie, ndaj atyre që zhduken. Ndoshta, duke kontaktuar me mua, edhe gjashtë javë pas komunikimit tonë të mëparshëm, djali me të cilin dola po tregonte njëfarë kujdesi, megjithëse ai e shprehu atë vonë. Ose, siç e thotë Pettman, “në një botë marrëdhëniesh të atomizuara, të lëngëzuara, simptomatike dhe transaksionale”, ndoshta akti i r’u bërit fantazmë mund të jetë gjithashtu “i mëshirshëm”.
Shkruar nga Anna Holmes, The Atlantic/ Gazetasi.al
The post Paradoksi i fantazmës – Si të reagojmë ndaj ‘ghosting’ appeared first on Gazeta Si.
