Parashqevi Simaku del nga spitali Psikiatrik
Prej javësh e shtruar në pavionin psikiatrik, ikona e viteve ’80 Parashqevi Simaku ka lënë më në fund dyert e spitalit. Lajmin e ka bërë të ditur Elton Ilirjani, i cili është përkujdesur për shëndetin e Parashqevisë që në fillim ndërsa nga pamjet e publikuara nga vetë ai, këngëtarja është shfaqur e transformuar. Parashqevi Simaku […]

Prej javësh e shtruar në pavionin psikiatrik, ikona e viteve ’80 Parashqevi Simaku ka lënë më në fund dyert e spitalit.
Lajmin e ka bërë të ditur Elton Ilirjani, i cili është përkujdesur për shëndetin e Parashqevisë që në fillim ndërsa nga pamjet e publikuara nga vetë ai, këngëtarja është shfaqur e transformuar. Parashqevi Simaku duket më e kuruar dhe e buzëqeshur se kurrë.
Ajo u shtrua disa javë më parë në spital psikiatrik pas një gjendje të rëndë shëndetësore që kaloi pas takimit të shumëpritur me djalin e saj të munguar prej vitesh Luka dhe ish-bashkëshortit Robert Nolfe.
Sipas asaj që bëri me dije Elton Ilirjani më parë, këngëtarja pësoi një atak kardiak dhe se duhej t’i nënshtrohej përkujdesit mjekësor.