“Pasi goditi Gjestin” – Publikohet një video e Jozit i rrethuar me shumë shokë

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi të shtunën mbrëma gjatë primes së Big Brother VIP Albania, kur konkurrenti Joz Marku e goditi me shuplakë Gjestin, pak para se të largohej nga shtëpia. Ky veprim shkaktoi reagime të menjëhershme jo vetëm Kosovë e Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare të showbizit, shkruan Insajderi. Shumica e komentuesve i […]

“Pasi goditi Gjestin” – Publikohet një video e Jozit i rrethuar me shumë shokë

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi të shtunën mbrëma gjatë primes së Big Brother VIP Albania, kur konkurrenti Joz Marku e goditi me shuplakë Gjestin, pak para se të largohej nga shtëpia.

Ky veprim shkaktoi reagime të menjëhershme jo vetëm Kosovë e Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare të showbizit, shkruan Insajderi.

Shumica e komentuesve i kanë dalë në mbështetje Gjestit, duke e cilësuar goditjen si një akt të papranueshëm dhe të ulët nga ana e Jozit.

Megjithatë, nuk kanë munguar as reagimet e ashpra kundër Gjestit, përfshirë edhe ofendime të rënda.

E deri tani Jozi nuk ishte shfaqur në publik. Nuk dihet pse, por ndoshta edhe nga frika, kjo pasi që mor i koxha kërcënime nga fansat e Gjestit.

Së fundmi është publikuar një video e tij, në rrjetet sociale teksa shfaqet në një “nejë”, i rrethuar me shokë. Nuk dihet saktë nëse video është bërë tani, apo është e vjetër.